MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sanduiç shtëpie me perime të pjekura. Si ta përgatisni hap pas hapi

26.04.2020 - 13:24

Sanduiç shtëpie me perime të pjekura

Për 2 persona

Për këtë sanduiç ju duhen: 

  • 1 kungulleshkë
  • 1 spec i kuq
  • 1 patëllxhanë
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 kungull të verdhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper për shije
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 feta bukë të holla
  • Djathë guda

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  1. Perimet i prisni si në foto dhe i fusni në furrë të piqen për 12 minuta në 200 gradë
  2. I shtoni pak vaj ulliri.
  3. Merrni një fetë bukë, e lyeni me pak gjalpë dhe e ngrohni tek tigani në nxehtësi mesatare.
  4. Më pas e ktheni nga ana tjetër. I vendosni djathin e prerë në feta dhe perimet.
  5. Vendosni sërish djathë dhe në fund fetën tjetër të bukës të lyer me gjalpë.
  6. E thekni për disa minuta në toster dhe shijojeni!