29.04.2020 - 15:10
Receta per:7 persona
INGREDIENTËT
- 750 gram fileto pule
- ½ filxhan me kos grek
- ¼ filxhan me lëng limoni
- ¼ filxhan me vaj ulliri
- 6 thelpi hudhra
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 lugë çaji me kanellë
- 1 lugë çaji me spec të kuq pluhur
- ½ lugë çaji me rigon
- ½ lugë çaji me xhinxher pluhur
- 1 lugë çaji me kripë
- ¼ lugë çaji me piper të zi
UDHËZIMET
- Në një tas të madh do shtoni gjithë përbërësit për marinimin e mishit të pulës.
- I përzieni mirë derisa të krijohet një lloj salce.
- Mishin e pulës e prisni në kubik si për shishqebap.
- I fusni tek ena dhe i përzieni me dorë në mënyrë që të marinohen mirë.
- Tasin e mbuloni me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për 3-4 orë.
- Merrni shkopinjtë dhe filloni e ngulni mishin e pulës.
- Nëse doni mes tyre mund të shtoni edhe perimet tuaja të preferuara.
- Më pas i vendosni të piqen në një skarë elektrike për 3-4 minuta nga secila anë.
- Shijojini të ngrohta!