MENU
klinika

"Receta e mamit"

Shkopinj buke të skuqur me banane dhe kanellë

27.04.2020 - 14:52

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta per: 2 persona

INGREDIENTËT

  • 4 feta bukë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 banane e shtypur me pirun
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • Për në sipërfaqe:
  • 1/3 filxhan me shurup panje
  • ¼ filxhan me bajame të ndara përgjysmë

UDHËZIMET

  1. Bukën filloni ta prisni në disa shirita të trashë.
  2. Në një tas kombinoni bananen, qumështin, kanellën, vaniljen dhe i përzieni mirë.
  3. E lini masën për 10 minuta në frigorifer.
  4. Merrni shiritat e bukës dhe filloni i lyeni me masën që përgatitët.
  5. Më pas i skuqni në një tigan me pak vaj.
  6. Në fund i shërbeni në pjatë duke i shtuar sipër bajamet, shurupin e panjes dhe disa feta banane. Ju bëftë mirë!