19.04.2020 - 12:26
Me rastin e Pashkëve Ortodokse, po ju sjellim recetën e bukës së famshme, traditë për këtë ditë të shënuar!
INGREDIENTËT
- 500 gram miell gruri
- 500 gram miell integral
- 1 bustinë maja buke
- 300 gram qumësht + 1 lugë
- 1 gotë vaj
- 1 vezë + 1 e verdhë
- Ngjyrues ushqimor i kuq (ose ngjyrë tjetër sipas dëshirës)
- Copa bajamesh për dekor ose fara susami
UDHËZIMET
- Përzieni të dyja tipet e miellit, me maja dhe kripë.
- Shtoni gradualisht qumështin, vajin dhe ujin e nevojshëm për të përftuar një masë brumi kompakte.
- Ndërkohë zieni vezën për 3 minuta, në ujin në të cilin keni hedhur ngjyruesin ushqimor dhe lëreni të ftohet.
- Pasi brumi të jetë fryrë, me duart e lyera me miell, zgjateni atë derisa të krijoni një shirit të gjatë.
- Ndajeni në dy pjesë dhe përdridhini me njëra-tjetrën në formë gërsheti.
- Vendosni vezën në një hallkë të gërshetit, pastaj lyejeni sipërfaqen e bukës me vezën e rrahur me një lugë qumësht.
- Piqeni për 30 minuta në 200 gradë Celsius.
- Në fund, dekorojeni me copa bajamesh ose fara susami. Ju bëftë mirë!