MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të bëjmë një sallatë turke

03.04.2020 - 14:13

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 1 lakër jeshile
  • 1 kastravec
  • 2 domate të mëdha
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec te kuq
  • ½ qepë të kuqe
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • Pak kripë, piper
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-8 gjethe menteje
  • 1/3 filxhan me borzilok të freskët
  • 150 gram djathë të bardhë
  • ullinj të zinj (opsionale)

UDHËZIMET

  1. Ndani lakrën në copa të mëdha. Prisni domatet dhe kastravecin. Pastroni specat nga bishti dhe farat dhe i prisni në rrathë.
  2. Qëroni qepën dhe e prisni në rrathë.
  3. I bashkoni të gjitha perimet në një tas të madh.
  4. Ndërkohë përgatisni salcën duke bashkuar në një enë lëngun e limonit, kirpën, piperin, vajin e ullirit, gjethet e mentet të copëtuara, borzilokun dhe hudhrat. I përzieni mirë.
  5. Salcën shtojeni sipër sallatës. Shërbejeni me djathë të bardhë sipër dhe me ullinj të zinj.