MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të përgatisësh ‘gazpacho’, supën e njohur spanjolle

08.04.2020 - 16:26

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

Gazpacho është një supë e ftohtë me origjinë spanjolle, tipike kur rriten temperaturat….

INGREDIENTËT

  • 5 domate
  • 1-2 kastravecë
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë e kuqe
  • vaj ulliri
  • uthull
  • pak tul buke i njomur në ujë dhe i shtrydhur mirë
  • piper i zi, piper i kuq
  • kripë

UDHËZIMET

  1. Pasi të keni larë perimet dhe t’i keni prerë në copa më të vogla, bashkoni domatet, kastravecin, hudhrat, qepën, specat, tulin e bukës në një blender dhe i përpunoni në shpejtësi të lartë për të paktën 2 minuta, në mënyrë që të bëhen sa më kremoze.
  2. Shtoni uthull, vaj ulliri, piper dhe kripë në kohë të ndryshme, gjatë përgatitjes dhe i lini të trazohen mirë.
  3. Masën e përftuar e kaloni në sitë dhe mund t’i shtoni pak ujë nëse është më e trashë seç duhet. Pjesën e kulluar ruheni për disa orë në frigorifer derisa të ftohet mirë.
  4. Shërbehet me perime të gjalla, copa buke të thekur dhe nëse dëshironi, mund t’i shtoni dhe copëza akulli. Ju bëftë mirë!