MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si t’i realizojmë vetë pitet e shijshme të sufllaqeve

06.04.2020 - 17:13

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta per: 12 persona

Sufllaqet më të shijshme janë ato që përgatiten nga duart tuaja!

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan qumësht
  • 1 filxhan kos
  • 700 gram miell
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1/2 lugë kafe sodë buke
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Tek tavolina e punës shtoni miellin.
  2. Në mes shtoni kripën, sodën, kosin, qumështin dhe vajin.
  3. Filloni e punoni brumin derisa të arrini një masë kompakte.
  4. Më pas e ndani në 12 toptha të vegjël.
  5. I lini mënjanë në temperaturë ambienti, duke i mbuluar me një pecetë sipër.
  6. Pas gati 30 minutash hapni pitet me duar dhe i piqni në skarë, ose në një toster me shumë pak vaj luledielli.
  7. Pasi i keni pjekur të gjitha pitet, filloni i mbushni sipas dëshirës me salcë xaxiqi, mish, domate, patate, kastravec etj. Ju bëftë mirë!