MENU
klinika

"Receta e mamit"

Smoothie i mëngjesit me banane, kakao dhe hurma arabie

26.04.2020 - 13:21
  • Persona: 2
  • Koha e përgatitjes: 5 minuta
  • Koha e gatimit: 5 minuta

INGREDIENTËT

  • 2 banane të ngrira
  • 2 gota qumësht
  • 2 hurma arabie
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku

UDHËZIMET

  1. Në blender kombinoni bananet e ngrira, qumështin dhe kakaon.
  2. Pasi i keni trazuar, shtoni hurmat e arabisë pa fara dhe gjalpin e kikirikut.
  3. Sapo të keni krijuar një masë homogjene, shërbejeni smoothien nëpër gota dhe shijojeni!