22.04.2020 - 15:24
Recet per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 500 gr spaghetti
- 250 gr karkaleca të freskët
- 200 gr domate të freskëta (pomodorini)
- Disa gjethe borzilok
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Fillimisht lajmë dhe pastrojmë karkalecat duke u hequr kokën dhe bishtin dhe lëmë vetëm pjesën e butë të mishit. Pas pastrimit, i lëmë mënjanë në një pjatë për t’i përdorur më vonë.
- Lajmë dhe pastrojmë domatet dhe i grijmë në pjesë shumë të holla në rénde. Marrim një tigan ku vendosim vaj ulliri dhe masën e domateve që premë.
- Skuqim domatet deri në momentin që shohim se uji ka avulluar plotësisht. Shtojmë kripë dhe piper. E provojmë salcën me një lugë dhe nëse domatja është më e thartë seç duhet, i shtojmë pak sheqer.
- Heqim tiganin nga zjarri dhe në një tigan të pastër vendosim vaj ulliri për të skuqur pak karkalecat
- Pasi të kenë marrë ngjyrë, bashkojmë karkalecat me salcën e domateve që gatuam më parë.
- Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë dhe pak kripë. Kur shohim që uji ka nisur të ziejë, vendosim makaronat.
- Përziejmë makaronat dy-tri herë në fillim, dhe i lëmë të ziejnë për 10-12 minuta.
- Heqim tenxheren nga zjarri, kullojmë makaronat dhe shtojmë salcën e domateve me karkalecat.
- Shtojmë sipër disa gjethe borziloku të freskët dhe është gati për t’u shijuar.