MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë peshku e çastit

22.04.2020 - 15:39

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta
Receta per: 4 persona

Joshëse deri në pikën e fundit! Hidhini një sy recetës së supës…

INGREDIENTËT

  • 500 gr peshk miks
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 patate e madhe
  • 2 karota të vogla
  • 1 degë selino
  • 100 ml verë të bardhë
  • 2 domate
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë dhe piper të zi
  • Majdanoz

UDHËZIMET

  1. Lajmë peshkun, e presim atë në copa dhe e vendosim në tenxhere. Shtojmë 1.5 litra ujë dhe kokrra piperi të zi, selino, lëngun e gjysmë limoni, 100 ml verë të bardhë, kripë dhe e lëmë peshkun të ziejë derisa mishi të shkëputet nga halat.
  2. Shkrijmë gjalpin dhe vajin në një tenxhere, kaurdisim qepët të prera shumë imët.
  3. Shtojmë në tenxhere karotën në kubikë të vegjël, kaurdisim mirë perimet për 2-3 minuta, hudhrat, domatet (pa lëkurë dhe fara) të prera në kubikë të vegjël.
  4. Kullojmë lëngun e peshkut dhe shtojmë tek perimet patatet të prera në kubikë të vegjël, një gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 10-13 minuta derisa të kenë zierë dhe perimet.
  5. Ndërkohë pastrojmë peshkun nga halat dhe lëkura, copëtojmë tulin e peshkut dhe e shtojmë në tenxhere pasi të jenë zierë perimet.
  6. E lëmë dy minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe majdanoz dhe e servirim supën të ngrohtë. Ju bëftë mirë!