MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tartë me perime dhe petë sfoliatë

15.04.2020 - 14:38

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta per: 4 persona

Si thoni për drekën e sotme?

INGREDIENTËT

  • 1 petë sfoliatë
  • 1/2 qepë
  • 1 karotë
  • 1 spec i kuq
  • 150 gram bizele
  • 2 kunguj
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle parmigiano i grirë
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 100 gram djathë scamorza
  • Kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Presim perimet në kubikë të vegjël.
  2. Qepën e grijmë hollë.
  3. Ngrohim vajin në një tigan dhe kaurdisim qepën për 3 minuta. Shtojmë perimet dhe i përziejmë në tigan në temperaturë mesatare për 10 minuta.
  4. Shtojmë bizelet dhe i përziejmë së bashku për 5 minuta.
  5. Në një tepsi rrumbullake vendosim një letër pjekjeje, më pas rregullojmë petën sfoliatë, duke e shtypur bazën me pirun.
  6. Shtojmë perimet dhe i nivelojmë ato.
  7. Në një tas rrahim dy vezë, qumështin, parmigianon, kripë, piper dhe i përziejmë mirë bashkë me djathin e tymosur.
  8. I përziejmë dhe i shtojmë sipër perimeve.
  9. Kthejmë anët dhe e vendosim tepsinë në furrë në tëmperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.
  10. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë tartën të ftohet, e presim dhe e shërbejmë.