27.04.2020 - 14:55
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 1 shirit sallam (modeli sipas dëshirës)
- ½ lakër jeshile
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
- 4 patate
- 1 qepë
- 5 thelpi hudhra
- 5 speca
- 3 karota
- 1 tufë majdanoz
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Perimet i lani mirë dhe i prisni në copa të vogla sipas dëshirës.
- I shtoni në një tavë dhe i marinoni me kripë, piper dhe vaj ulliri.
- I fusni në furrë për 15 minuta.
- Më pas i nxirrni dhe shtoni brenda edhe sallamin e ndarë me thikë në sipërfaqe.
- Tani e fusni në furrë dhe e piqni tavën për 15 minuta të tjera. I shtoni pak majdanoz të freskët dhe shijojeni!