07.04.2020 - 14:24
Receta per: 4 persona
Këtë recetë e bën kushdo dhe do e shijojë e gjitha familja juaj!
INGREDIENTËT
- 1 lulelakër
- 1 brokoli
- 150 gram djathë emental (me feta të holla)
- 3 lugë gjelle parmigiano i grirë imët
- Për beshamelin: 60 gram gjalpë
- 60 gram miell
- 60 ml qumësht
- Arrëmoskat
- Kripë dhe piper i zi
UDHËZIMET
- Vendosim lulelakrën në avull për 15 minuta ose në zierje për 5-6 minuta të ndara në lule të mëdha.
- Brokolin e lëmë 3 minuta më pak.
- Në një tenxhere shtojmë gjalpin, miellin. Shtojmë gradualisht qumështin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht derisa të na formohet salca beshamel jo shumë e trashë. Shtojmë kripë, piper dhe arrëmoskat.
- Në një tepsi fillimisht spërkasim 2-3 lugë beshamel. Vendosim lulelakrën dhe brokolin të alternuar.
- E spërkasim me pak kripë. E mbulojmë me feta djathi emental e më pas me beshamel.
- E spërkatim me parmigiano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Ju bëftë mirë!