23.04.2020 - 14:41
Receta per: 6 persona
Recetë e pasur në proteina dhe e thjeshtë në përgatitje!
INGREDIENTËT
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 fileto pule të holla
- 1 filxhan me kuinoa
- 1 brokoli me madhësi mesatare
- Kripë, piper për shije
- 1 gotë me lëng pule
- 2 gota qumësht
- ¼ gotë me miell
- ½ lugë çaji me kripë
- ½ lugë çaji me hudhër pluhur
- ¼ lugë çaji me piper të zi
- Djathë çedar i grirë imët
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Fileton e pulës e prisni në kubik të vegjël.
- Merrni një tavë dhe e spërkasni me vaj ulliri.
- Shtoni filetot e pulës, kripë dhe piper.
- E mbuloni sipër me kuinoa.
- Tani shtoni qumështin e përzierë paraprakisht me miellin. Shtoni hudhrën, lëngun e pulës.
- E fusni tavën në furrë për 45 minuta.
- Ndërkohë në një tenxhere zieni brokolin e ndarë në lule të vogla (me pak kripë).
- Pasi ta nxirrni tavën nga furra i shtoni sipër brokolin duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.
- Shtoni edhe djathin dhe e fusni në furrë për 5 minuta të tjera. Shijojeni!