MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me tërshërë dhe gjalpë kikiriku, shije e veçantë!

20.04.2020 - 15:33

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta per; 6 persona

INGREDIENTËT

  • 2 gota me tërshërë të thjeshtë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 2 banane
  • 1 gotë e gjysmë me qumësht
  • ¼ filxhan me gjalpë kikiriku
  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • 1 lugë gjelle fara lini
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  2. Në një tavë me madhësi mesatare shtroni tërshërën, shtoni kanellën, pluhurin pjekës dhe kripën.
  3. I përzieni mirë me duar dhe më pas e niveloni në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  4. Në një tas shtypni bananet, më pas shtoni qumështin, gjalpin e kikirikut, shurupin e panjes, farat dhe vaniljen.
  5. E përzieni masën dhe e lini për 5 minuta të pushojë.
  6. Më pas e shtoni masën tek tava dhe e përzieni me një spatul në mënyrë që përbërësit të kombinohen me njëra-tjetrën.
  7. Tani e fusni tavën në furrë për 30-35 minuta.
  8. Pasi të jetë gati e lini për 5 minuta të ftohet para se ta prisni në feta katrore.
  9. E shërbeni sipër me pak gjalpë kikiriku dhe feta bananeje. Ju bëftë mirë!