23.04.2020 - 14:36
Tek kjo recetë do përqendrohemi vetëm tek mbushja e gjirove greke me mish pule.
Çfarë ju duhet:
- 3-4 fileto pule
- ¼ filxhan me vaj ulliri
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 4 thelpi hudhër
- 1 lugë çaji rigon
- ½ lugë çaji me kripë
- ¼ lugë çaji me piper
Udhëzime:
Filetot e pulës do i marinoni në një tas me vaj ulliri, lëng limoni, rigon, hudhra, kripë, piper.
Më pas e fusni tasin në frigorifer dhe i lini për 30 minuta.
Ngrohni skarën dhe i piqni për 5-7 minuta nga secila anë. Ngrohni gjithashtu edhe pitet.
Prisni 5 minuta para se të prisni mishin në kubik të vegjël.
Merrni pitet dhe i lyeni me xaxiq ose salcë kosi të thjeshtë, shtoni mishin, patatet e skuqura dhe perimet tuaja të preferuara, si për shembull domate, kastraveca, speca etj. Ju bëftë mirë!