MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tost me avokado dhe kërpudha të karamelizuara

25.04.2020 - 08:06

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 2 persona

INGREDIENTËT

  • 2 feta bukë integrale
  • ½ avokado e prerë në feta-feta
  • Kripë, piper i zi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kërpudha
  • Pak hudhër pluhur
  • Borzilok i freskët (opsional)

UDHËZIMET

  1. Bukën e ngrohni pak sipas dëshirës.
  2. I vendosni secilës disa feta avokado.
  3. I shtoni sipër pak kripë dhe piper.
  4. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri dhe nxehtësi mesatare skuqni kërpudhat.
  5. I shtoni pak hudhër pluhur dhe i lini në zjarr për gati 10 minuta, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.
  6. Në fund i hiqni dhe ia shtoni sipër tostit. Mund t’i shtoni pak djathë parmigiano të grirë dhe borzilok.
  7. Ju bëftë mirë!