Donald Trump ka paralajmëruar se Kina duhet të përballet me pasoja nëse është “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë koronavirus, pasi vdekjet në Evropë nga Covid-19 kapin shifrën 100,000.
“Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte, dhe e gjithë bota po vuan për shkak të saj,” tha Trump në konferencën e tij të përditshme në Shtëpinë e Bardhë, pasi rastet e SHBA-së arritën në 730,000 dhe vdekjet pothuajse 39,000.
“Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata janë me vetëdije përgjegjës, dua të them, atëherë e sigurt se duhet të ketë pasoja,” tha Trump. Ai nuk ka sqaruar se çfarë forme mund të jenë pasojat.
Ai tha se kinezët ishin “të zënë ngushtë” dhe pyetja tani ishte nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit, apo u bë qëllimisht?”. “Ekziston një ndryshim i madh midis këtyre dy alternativave” tha ai.
Të dielën Kina raportoi vetëm 16 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, numri i saj më i ulët që nga 17 mars. Asnjë vdekje e re nuk u raportua.
Gjatë konferencës së Shtëpisë së Bardhë, Trump ndërpreu koordinatoren e tij, Deborah Birx, që po tregonte numrin e vdekjeve për 100,000 njerëz në disa vende.
“A i beson dikush me të vërtetë këto shifra?” pyeti Trump.
Birx vlerësoi vendet evropiane, të cilat ajo tha se paralajmëruan SHBA për seriozitetin e virusit.
Vdekjet në Evropë pritej të kalonin 100,000 të dielën, më shumë se 62% e vdekjeve globale nga virusi.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al