18.04.2020 - 09:18
Receta për: 12 persona
Si ju duken për të nisur ditën?
INGREDIENTËT
- 12 vezë të mëdha
- 1 qepë e njomë e grirë imët
- 5 lugë gjelle gjalpë pa kripë dhe i shkrirë
- 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
- Merrni tavën specifike me muffins dhe e lyeni me gjalpë.
- Tek secila prej vendeve thyeni nga një vezë.
- I shtoni pak kripë, piper dhe pak qepë të njomë të grirë imët. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe proshutë të tymosur.
- I shtoni edhe djathin çedar.
- Futeni tavën në furrë për 15-20 minuta.
- Kur të jenë gati i nxirrni, i lini 10 minuta të ftohen dhe më pas përdorni një thikë për anësoret, për t’i servirur vezët pa i prishur formën.
Ju bëftë mirë!