MENU
klinika

"Receta e mamit"

Vezë të ziera me lëngun e panxharit

30.04.2020 - 14:42

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta per: 6 persona

INGREDIENTËT

  • 6 vezë të ziera shumë
  • 2 rrepa të ziera
  • 1 gotë ujë
  • 1 gotë uthull molle
  • 1/2 filxhan me sheqer
  • 1 lugë çaji kripë

UDHËZIMET

  1. Pasi vezët i keni zierë për të paktën 10 minuta, filloni i qëroni.
  2. Ndërkohë rrepat e ziera i ndani në copa më të vogla.
  3. Në një tenxhere me ujë shtoni uthullën, sheqerin dhe kripën. E lini 1 minutë sa të marrë valë.
  4. Merrni një kavanoz, shtoni vezët, rrepat, vezët, rrepat e kështu me rradhë.
  5. Në fund i shtoni lëngun dhe e mbyllni kavanozin. E lini për 24 orë në frigorifer.
  6. Të nesërmen i ndani vezët përgjysmë dhe do shikoni që do kenë marrë një ngjyrë shumë të bukur përreth.