03.05.2020 - 12:13
INGREDIENTËT
- 2 avokado të ndara përgjysmë
- 1 kuti ton peshku
- 1 qepë e kuqe e prerë imët
- 1 selino e prerë imët
- 3 lugë gjelle kos grek
- 1 lugë gjelle mustardë
- Lëngu i një limoni
- Kripë, piper për shije
- Pak majdanoz të freskët për servirje
UDHËZIMET
- Ndani përgjysmë avokadot, u hiqni bërthamën dhe tulin e brendshëm.
- Në një tas të madh përzieni tonin e peshkut, qepën e kuqe, selinonë, kosin, mustardën dhe lëngun e limonit.
- E rregulloni shijen me pak kripë dhe piper.
- E përzieni mirë dhe mbushni me to avokadot.
- Sipër i shtoni pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!