MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskota me arrë kokosi, të lehta dhe plot shije të mirë!

08.05.2020 - 16:38

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 1 gotë e gjysmë me arrë kokosi të copëtuar
  • ½ filxhan me fara luledielli
  • ½ filxhan me proteina pluhur të një cilësie të lartë
  • 1/4 filxhan mjaltë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë të vajit të kokosit
  • 1/8 gotë me ujë

UDHËZIMET

  1. Ngroheni furrën në 200 gradë celsius. Në një enë kombinoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.
  2. Në fund i shtoni farat e qëruara dhe të grira imët.
  3. Punojeni mirë masën dhe më pas formoni disa toptha të vegjël.
  4. Formoni përafërisht 18 të tilla dhe i shtroni në një tavë.
  5. I vendosni në furrë të piqen për rreth 15 minuta. Ju bëftë mirë!