MENU
klinika

"Receta e mamit"

Byrek francez me salmon dhe kërpudha

14.05.2020 - 09:20
Koha e përgatitjes: 10 min
Koha e gatimit: 70 min

INGREDIENTËT

  • 250 gr miell
  • 125 gr gjalpë (të jetë i butë në temperaturë ambienti)
  • 1 vezë (e verdha)
  • 50 ml ujë
  • Kripë
  • 300 ml qumësht (të jetë i butë në temperaturë ambienti)
  • 3 kokrra vezë
  • Piper
  • Arrëmyshk
  • 1 kokërr qepë e kuqe
  • Majdanoz
  • 1 karrotë
  • 1 kungull
  • 1 spec (i prerë në formë rrethore)
  • 50-60 gr kërpudha
  • 100 gr domate qershi
  • 30 gr ullinj të zinj
  • Djathë kaçkavall (i grirë)
  • Salmon (i tymosur)

UDHËZIMET

  1. Në një enë hedhim miellin, kripën, gjalpin.
  2. Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin të bëhet si rëra.
  3. E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
  4. E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes.
  5. Shtojmë dhe të verdhen e vezës dhe e ngjeshim brumin shpejt në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen mirë dhe brumi duhet të jetë homogjen.
  6. Në tavolinën e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin duke bërë kujdes çarjet që mund të krijohen anash.
  7. E vendosim me gjithë letër mbi tavë dhe e shpojmë lehtë me pirun.
  8. Në mungesë të letrës së kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.
  9. Brumi i tepërt që del sipër bordit të tavës mund të pritet me thikë.
  10. Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve.
  11. Pasi i kemi larë, presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë.
  12. I vendosim në zjarr të ngadaltë.
  13. Shtojmë dhe kërpudhat së bashku me pak gjalpë.
  14. Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me pirun, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit, duhet pak a shumë, aq sa të mbulojë perimet në tavë).
  15. Ndërkohë furrën e ndezim në temperaturën 180 gradë. Nxjerrim tavën ku hapëm brumin nga frigoriferi.
  16. Hedhim pak djathë të grirë kaçkavall, pastaj shtrojmë perimet.
  17. Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përsëri pak arrë moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 gradë përreth 50 – 60 min.
  18. Pasi është pjekur, e lemë të ftohet dhe e shërbejmë në copa.