03.05.2020 - 12:11
INGREDIENTËT
- 6 feta bukë
- 1 filxhan me qumësht
- 1 lugë gjelle shurup panje
- ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
- ½ lugë çaji kanellë
- Pak kripë
- Disa luleshtrydhe për servirje
UDHËZIMET
- Në një enë të madhe përzieni qumështin, shurupin e panjes, kanellën, kripën dhe vaniljen. E përzieni mirë dhe e lini mënjanë për 10 minuta.
- Më pas lyeni me to fetat e bukës para e mbrapa.
- I skuqni në një tigan me shumë pak gjalpë për 2 minuta nga secila anë derisa të marin një ngjyrë kafe të artë. Kështu veproni deri në fund.
- I shërbeni sipër me shurup panje ose mjaltë dhe luleshtrydhe të freskëta