23.05.2020 - 09:31
INGREDIENTËT
- Vaj ulliri
- Karrota
- Selino
- Qepë
- Supë pule
- Fasule të mëdha
- Proshutë (një kockë proshutë nëse e keni për aromë shtesë)
- Fletë dafine
- Trumzë e thatë
- Kripë
- Piper
UDHËZIMET
- Përgatitni të gjitha perimet dhe proshutën në kubikë të vegjël.
- Hidhni vajin e ullirit në tenxhere dhe më pas shtoni karotat, selinon dhe qepën.
- Lërini të skuqen për 5-7 minuta deri sa të zbuten pak.
- Sapo perimet të jenë të buta shtoni fasulet, proshutën, trumzën, dafinën, kripë dhe piper.
- Përzijini mirë të gjithë përbërësit dhe mbylleni tenxheren me kapak.
- Lërini të zihen për 45 minuta ose deri sa të jenë zier fasulet plotësisht.