MENU
klinika

"Receta e mamit"

Gjoks pule i gatuar me erëza dhe pilaf

01.05.2020 - 14:37
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 30 minuta
Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 4 gjokse pule
  • ½ lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 10 thelpi hudhra
  • ¼ filxhan me verë të bardhë
  • 2 degë rozmarinë e freskët
  • 1 gotë me lëng pule

UDHËZIMET

  1. Mishin e pulës e marinoni me kripë dhe piper.
  2. Në një tigan skuqni gjalpin dhe më pas filetot e pulës nga të dyja anët.
  3. Sapo të jenë skuqur dhe në po të njëjtin tigan shtoni verën, rozmarinën dhe hudhrat.
  4. Sapo masa të fillojë të avullojë shtoni gjoksin e pulës dhe lëngun e pulës.
  5. Vendosni kapakun dhe i lini të gatuhen.
  6. I lini për gati 10-12 minuta
  7. Shijojini të ngrohta, sipas dëshirës duke i shoqëruar me oriz. Ju bëftë mirë!