MENU
klinika

Largimi nga BE

Italia po i tregon Britanisë se nuk ka pse të pendohet…

28.05.2020 - 14:56

Italia mund ta shkatërrojojë BE-në nëse vendos të largohet nga Bashkimi Europian, paralajmëroi presidenti i Unionit Kristian Social (CSU).

Kriza e koronavirusit ka dobësar BE-n dhe ka shtuar  zhgënjimin në Itali për mënyrën se si u braktis nga partnerët e saj evropianë gjatë krizës së koronavirusit.

Dhe Ministri-Presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, ka paralajmëruar se pa Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë, nuk do të ketë më një “Evropë të fortë”. Ai i tha gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Ende nuk mund ta imagjinoj një Evropë të fortë pa Mbretërinë e Bashkuar, por pa Italinë, mbetet shumë pak nga ideja origjinale. Traktati i Romës ishte baza e BE-së.  Italia është qendra kulturore dhe historike e Evropës.”

Ai vuri në dukje se si shpërthimi i COVID-vdekjeprurës ka “prekur dhe dëmtuar thellësisht Italinë”. Soeder tha: “Ajo që ndodh në Itali na prek të gjithë ne”.

Bavaria Finance Minister Markus Soeder rejects eurozone expansion ...

“Kjo është një pikë kthese historike në Evropë. Ne nuk mund të dështojmë”, tha ai.

Ai tha se “ndikimi psikologjik” i ndihmës së vonë ose të dobët nga BE drejt Italisë gjatë pandemisë nuk duhet të nënvlerësohet pasi ekziston një “rrezik i një Brexit të dytë”. Soeder shtoi: “Evropa pa Italinë ose Spanjën nuk është më Evropa siç e njohim ne, kështu që BE nuk do të kishte më kuptim.”

Mendimet se Italia mund të largohet për shkak të pandemisë vazhdojnë të shtohen dita-ditës.

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage gjithashtu beson se Italia do të jetë e radhës që do të largohet nga BE.

Brexit Party leader Nigel Farage

Ai tha: “Italia ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme që kur u bashkua me monedhën e gabuar”.

Ai shtoi se problemet e Italisë tregojnë pse Britania duhet të përfundojë punën e largimit nga BE dhe të përfundojë periudhën e tranzicionit me kohë në 31 dhjetor.

BE po bën presion që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të zgjasë tranzicionin, gjë që do të nënkuptojë se Britania e Madhe nuk do të jetë ende anëtare, por duhet të zbatojë rregullat e BE-së dhe të paguajë edhe më shumë para arkave të Brukselit.

Por shefi negociator i Britanisë David Frost dhe ministri i zyrës së kabinetit Michael Gove kanë insistuar se tranzicioni nuk do të zgjatet.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet këshilltari i lartë qeveritar

Italia mund të largohet nga BE…