22.05.2020 - 14:28
INGREDIENTËT
- 2 patëllxhane të mesëm të ndarë në feta
- 1 gotë thërrime buke
- 1/2 filxhan parmixhano
- 3 vezë
- 2 lugë ujë
- Salcë marinara
- 3 gota djathë mocarela
- Borzilok i freskët
UDHËZIMET
- Ngrohni furrën në 180 gradë.
- Në një tas të cekët hidhni së bashku thërrimet bukës dhe djathin parmixhano.
- Në një tas tjetër hidhni sëbashku vezët dhe ujin.
- Zhytni secilën nga fetat e patëllxhanit në vezët e rrahura dhe pastaj i kaloni në thërrimet e bukës.
- Në një tavë vendosni një letër pjekje dhe hidhni fetat e patëllxhanëve të bërë me vezë e thërrime.
- Piqini në furrë për 25 minuta.
- Pasi të jenë pjekur patëllxhanët në një tavë tjetër hidhni një shtresë me salcë marinara dhe sipër vendosni patëllxhanët e pjekur.
- Shtoni sërish një shtresë me marinara dhe pastaj mbusheni me djathë të grirë parmixhano.
- Piqeni në furrë për 25-30 minuta derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë.
- Spërkateni me borzilok të prerë dhe shërbejeni!