06.05.2020 - 14:46
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 500 gram karkaleca të qëruar e pastruar mirë
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë filadelfia
- 1/2 gotë qumësht ose 1/2 gotë panna kuzhine
- pak kripë
UDHËZIMET
- Në një tigan me zjarr të ngadaltë skuqim hudhrën e copëtuar me vajin e ullirit.
- Pas 2 minutash shtoni karkalecat dhe i përzieni mirë. Duhet të skuqen mjaftueshëm nga të dyja anët.
- Më pas shtojmë një lugë filadelfia. Kur të jetë shkrirë, shtojmë edhe qumështin ose pannën dhe do të shikoni që do të formohet një masë kremoze.
- Karkalecat do të jenë gati për më pak se 5 minuta. Shijojini sepse kanë një shije të paparë!