MENU
klinika

Më në fund e vërteta...

Kjo është arsyeja pse Italia është më e prekura nga Covid krahasuar me vendet e tjera

21.05.2020 - 12:14

Pandemia e koronavirus ka paralizuar të gjithë botën duke përfshirë territore të gjera, nga lindja në perëndim, disa prej tyre mjaft të mëdha. Është një virus që ka prekur më shumë zona të caktuara brenda vetë kombeve, madje në disa vende ka prekur “vetëm disa provinca”. Për shembull, pothuajse 8,000 njerëz pozitivë janë raportuar në Republikën Domenikane, ndërsa në Haiti, kombi që zë gjysmën tjetër të ishullit, të sëmurët janë vetëm 100. Në Indonezi vlerësohet se mijëra njerëzit vdiqën si rezultat i COVID-19, megjithatë në Malajzinë fqinje, vdekjet nuk i kalojnë njëqind.

Në këtë drejtim, ‘New York Times’ ka realizuar një studim në bashkëpunim me shumë ekspertë të sëmundjeve infektive, epidemiologë dhe virologë nga zona të ndryshme të planetit për të gjetur një shpjegim për këtë diversitet në përhapjen e Sars-Cov-2. Çfarë ka dalë? Se përhapja e COVID-19 varet nga tre faktorë: karakteristikat demografike, zakonet kulturore dhe mjedisi.

Sa për demografinë, vendet me një numër të ulët të rasteve të zbuluara me simptoma shumë të buta, kanë një popullsi relativisht të re dhe kjo i bën ata më pak infektues dhe më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve. Në Afrikë, janë raportuar afërsisht 50,000 raste pozitive, një numër shumë i vogël nëse krahasohet me popullatën afrikane (rreth 1.3 miliardë njerëz). Afrika është kontinenti më i ri, me më shumë se 60% të popullsisë nën moshën 25 vjeç.

Zakonet kulturore

Në zona të ndryshme aziatike njerëzit përshëndeten me njëri-tjetrin pa u takuar me duar. Në Indi përshëndetja bëhet në distancë duke bashkuar duart. Këto zakone ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit. Ndër zakonet kulturore, vëmendje duhet t’i kushtohet faktorit të turizmit. Përse? Thjesht, territoret që për arsye praktike janë më pak të hapura për udhëtarët, ose për tregtinë ndërkombëtare, janë gjithashtu me pak raste pozitive të zbuluara.
Karakteristika e tretë është mjedisi.

Akoma nuk ka siguri nëse koronavirusi toleron vendet me klimë të nxehtë. Epidemitë zakonishtë fillojnë në sezonin e dimrit në vendet me klimë të butë si Italia dhe një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara, ndërsa koronavirusi duket se pothuajse ka munguar nga zonat më të ngrohta si Guajana në Amerikën e Jugut dhe Adad në Afrikën qendrore.
Sidoqoftë, virologët dhe epidemiologët këshillojnë të mos krijohen shumë iluzione dhe shpjegojnë se sezoni i nxehtë vetëm mund të çojë në ulje të rasteve dhe përhapjen e epidemisë, por ai do të jetë aty.

Si përfundim, si shpjegohet përhapja masive në Itali, Spanjë, Francë apo në Shtetet e Bashkuara?

Përgjigja është se përhapja e epidemisë varej nga faktorët e listuar më lart (ambienti, zakonet kulturore dhe demografia), por edhe nga një tjetër plotësisht i paparashikueshëm: rasti.

Për shembull, prania e një “super shpërndarësi” (një person që infekton shumë më shumë individë se mesatarja) në vendet apo eventet publike dhe mund të ketë shkaktuar një zinxhir infeksionesh gjigand, krahasuar me një tjetër vend me karakteristika gati identike me një tjetër, ku në vend të kësaj, mungesa e “super shpërndarësi” ka lejuar një rritje më të ulët të infeksioneve. Kjo është ajo që mund të ketë ndodhur në Itali, kur përhapja e COVID-19 ështe akoma plotësisht e panjohur.

Një studim i botuar ditën e djeshme thotë se koronavirusi ka qarkulluar në Milano disa javë para se të fillonte epidemia në Itali në 21 shkurt 2020.

Studimi u krye mbi dhuruesit e gjakut nga ‘Policlinico di Milano’ dhe i botuar në medRxiv. Sipas rezultateve, në fillim të epidemisë 4.6% e donatorëve të gjakut kishin antitrupa ndaj koronavirusit, një përqindje që u rrit në 7.1% në fillim të prillit.

Distancimi social i vendosur për të përmirësuar përhapjen e Covid nuk duhej të rriste numrin e personave që kishin fituar antitrupa ndaj koronavirusit, por në të kundërt përqindja është rritur.

Studiuesit përzgjodhën një mostër të rastit prej rreth 800 dhuruesve të shëndetshëm të gjakut, të cilët rregullisht marrin pjesë në ‘Policlinico di Milano’, ku Qendra kryesore e Transfuzionit është aktive me më shumë se 40 mijë dhurues çdo vit nga Milano dhe krahina e Lombardisë.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!