MENU
klinika

Për të qëndruar konkurruese pas krizës

Kompania ajrore lowcost do të shkurtojë 4500 vende pune

28.05.2020 - 12:19

Kompania ajrore lowcost britanike (EZJ.L) po planifikon të shkurtojë deri në 4500 vende pune dhe të zvogëlojë flotën e saj për t’u përshtatur në tregun më të vogël të udhëtimit i cili parashikohet të dalë nga kriza e koronavirusit.

EasyJet, i cili punëson më shumë se 15,000 njerëz në tetë vende në të gjithë Europën, po lëviz më vonë se të tjerët në njoftimin për shkurtime të vendeve të punës si rezultat i pandemisë koronavirus, e cila ka gjunjëzuar linjat ajrore në të gjithë botën.

Shumica janë detyruar të shkurtojnë vendet e punës, përfshirë më shumë se 15,000 në Britani, pasi përgatiten për një treg i cili nuk parashikohet të kthehet në nivelet e vitit 2019 deri në vitin 2023. EasyJet, i cili tha të enjten se do të nisë një proces konsultimi me stafin, gjithashtu planifikon të zvogëlojë flotën e tij me 15% në 302 aeroplanë deri në fund të vitit 2021 dhe të shkurtojë kostot përmes marrëveshjeve me aeroportet, furnitorët e mirëmbajtjes dhe në marketing.

EasyJet tha se pret që të fluturojë me rreth 30% të kapacitetit të saj deri në tremujorin e katërt, gjë që e lë atë pas Ryanair i cili po planifikon të fluturojë me 40% të kapacitetit në korrik. “Levat e rritjes së pjesës së tregut gjatë dy viteve të ardhshme duket se do të qëndrojnë me Ryanair dhe Wizz, të cilët i shohin bazat e tyre të kostos si mundësinë për të shfrytëzuar këtë krizë,” tha analisti Goodbody Mark Simpson.

Shefi Ekzekutiv i EasyJet Johan Lundgren tha se shkurtimi i vendeve të punës do të sigurojë që EasyJet të shfaqet si “një biznes më konkurrues”.

Rreth 8,000 prej stafit të saj janë me qendër në Britani. Lundgren u tha gazetarëve se easyJet po bisedonte me qeverinë britanike për një rregull karantinë 14-ditore, për të cilin linjat ajrore thonë se do të ngeci më tej çdo rimëkëmbje të udhëtimit. (Reuters)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”

Si do përballohet ulja e çmimit të aksioneve?

BBC/ Virusi “ngrin” aeroportet britanike

"Ekonomia italiane ka qënë në rrugë të keqe"

BBC/ “Këtë goditje nuk e solli COVID-19”