MENU
klinika

Çfarë na pret?

Koronavirusi ‘mbërthen’ kërkesën globale për energji

01.05.2020 - 10:35

Kërkesa për energji mund të bjerë deri në 6% për gjithë vitin për shkak të mbylljeve në përgjigje të pandemisë, sipas një raporti të ri nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Raporti nënvizon se si masat ndërkombëtare për të kontrolluar Covid-19, veçanërisht gjatë muajit Mars, kanë rezultuar në zhvendosje të konsiderueshme të kërkesës afatshkurtër dhe afatgjatë për qymyr, hidrokarbure dhe energji të rinovueshme.

“Rënia është e pashembullt, ekuivalent i humbjes së gjithë kërkesës për energji të Indisë, konsumatori i tretë më i madh në botë i energjisë”, tha IEA në një njoftim për shtyp. Emetimet globale të CO2 gjithashtu do të bien me 8%, ose gati gjashtë herë më shumë se ulja e shkaktuar nga kriza globale financiare e vitit 2008.

Kërkesa globale për energji ra me 4% në tremujorin e parë të këtij viti, me kërkesë për qymyr që pësoi rënie më të madhe prej gati 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit. Arsyet më të mëdha ishin një rënie e kërkesës nga Kina, një ekonomi me bazë qymyri që u godit më rëndë nga pandemia, si dhe moti i butë dhe disponueshmëria e hidrokarbureve me çmim të lirë.

Kërkesa globale e naftës ra gjithashtu me gati 5% në tremujorin e parë për shkak të ndërrimeve të rëndësishme në industrinë e aviacionit dhe transportit. “Deri në fund të marsit, veprimtaria globale e transportit rrugor ishte pothuajse 50% nën mesataren e vitit 2019 dhe aviacioni 60% më poshtë,” thuhet në raport.

Çdo rritje e kërkesës për energji elektrike në mesin e përdoruesve është “tejkaluar nga zvogëlimi i operacioneve tregtare dhe industriale”, duke rezultuar në një ulje të kërkesës “me 20% ose më shumë gjatë periudhave të bllokimit të plotë në disa vende”.

Pas analizimit të disa javëve të të dhënave ditore nga 30 vende, IEA thotë se një rikuperim nga vendet që kalojnë bllokime të pjesshme ose të plota do të jetë graduale dhe “i shoqëruar nga një humbje e konsiderueshme në aktivitetin ekonomik, pavarësisht përpjekjeve të politikës makroekonomike.” Ai gjithashtu vlerëson ndikimin afatgjatë të Covid-19 në kërkesën globale të energjisë për vitin që të jetë “më i madhi në 70 vjet në terma përqindjeje dhe më i madhi ndonjëherë në terma absolut” dhe madje edhe më i madh në vende si SHBA dhe rajone si Bashkimi Europian. (quartz)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”