24.05.2020 - 11:30
INGREDIENTËT
Për brumin duhen:
- 250 gr miell
- 80 gr vaj
- 80 gr ujë
- KripëGjysëm luge çaji sodë
Për mbushje:
- 2 vezë
- 3 lugë gjelle djathë kackavall
Gjysëm gote qumësht - 1 lugë miell misri
- Lakër e egër ( zihen me pare dhe i kullohet uji mirë)
- Shparguj
UDHËZIMET
- Në një tas të madh vendoset mielli dhe shtohen të gjithë përbëresit e tjerë.
- Trazohen mirë, zihet brumi dhe ngjeshet.
- Brumi hapet me dorë mbi një letër furre.
- Lyhet një tavë me vaj dhe vendoset peta e brumit duke e kthyer permbys dhe duke hequr letrën.
- Në një tas të madh rrihni vezët dhe shtoni sipër të gjithë përbërësit e tjerë, vec shpargujve.
- Trazojini mirë dhe hidhini mbi brumin e krostatës.
- Sipër vendosni shpargujt, spërkateni me pak vaj ulliri e piper dhe piqini në 200 gradë për rreth 35 minuta.