MENU
klinika

Goli kryevepër më 27 maj 2009

Kur Messi mposhti CR7-n në finalen e Champions

27.05.2020 - 17:35

Lionel Messi ka shënuar shumë pak gola me kokë, aq sa numërohen me gishtat e dorës në mbi 500 që ka realizuar në të gjitha kompeticionet. Por një ka mbetur në histori, edhe për faktin se është shënuar në një finale.

Dualiteti sportiv mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos karakterizohet nga shumë etapa, nga shumë kryqëzime, që kanë ndikuar në karrierën e tyre. Nga të gjitha përballjet, vetëm njëra ka ndodhur në një finale të Champions League, në vitin 2009, në “Olimpico” të Romës.

Asokohe, portugezi mbante veshur fanellën e Manchester United, ndërsa kulmi i suksesit me “Los Blancos” ishte akoma larg. Ylli nga Madeira vinte në atë ndeshje si kampion europian në fuqi, teksa kishte lënë tashmë shenjën e vet të qartë me “Djajtë e Kuq”.

Pra, krejt ndryshe nga Messi, që triumfin e vitit 2006 nuk e përjetoi plotësisht, për shkak të dëmtimit që e pengoi atë të merrte pjesë në ndeshjen vendimtare kundër Arsenalit. Një mungesë e madhe, që e kishte bërë atë të ndjehej keq për muaj të tërë.

Ditët kishin kaluar për argjentinasin duke menduar nëse do të kishte apo jo një shans tjetër për të luajtur një finale tjetër po aq të rëndësishme. Kjo mundësi erdhi tri vite më vonë, pas një udhëtimi që rrezikoi të ndërpritej në gjysmëfinale.

Ishte një gol “in extremis”, i shënuar nga Iniesta, ai që eleminoi Chelsea në “Stamford Bridge”, në atë ndeshje të famshme për shkak të polemikave mbi arbitrimin e norvegjezit Ovrebo. Ai zemëroi londinezët, të karikuar për hakmarrje, me Manchester United që, vetëm një vit më parë, kishte ngritur kupën me veshë të mëdhenj në qiellin e Moskës, duke përtuar nga një gabim i bujshëm i John Terry nga pika e penalltisë, në atë vendimtaren.

Por le të kthehemi te Barcelona dhe Messi, golashënuesi më i mirë i atij edicioni, i lirë të bridhte me detyra sulmuese, por pa dhënë pikë referimi për mbrojtjen kundërshtare. Një intuitë brilante e Guardiolës, që do të shpërblehej si duhej nga argjentinasi, jo vetëm në atë finale.

Parashikimet para asaj finaleje Champions-i ishin të ndara përgjysmë, nuk kishte favorit të qartë. Loja në fushë, megjithatë, tha thelbësisht më shumë, me Manchester United që rezistoi vetëm 10 minuta. Eto’o zhbllokon shifrat për 1-0.

Një goditje në zemër për Sir Alex Ferguson, i cili nuk e njeh më ekipin e tij. Xavi jep spektakël në mesfushë, driblimi Blaugrana është shumë i tepërt për kundërshtarin anglez, i mësuar t’i luftojë kundërshtarët zikisht, veti plotësisht e papërshtatshme në atë moment. Ekzistojnë vetëm disa gjurmë të Ronaldos në atë ndeshje finale.

Një goditje dënimi, që u prit nga Victor Valdes. Pra, pak a shumë, ylli u shfaq si një fantazmë në krahasim me gjigantin e admiruar 12 muaj më parë. Messi, nga ana tjetër, ishte plot vetëbesim, i nxitur nga inercia pozitive e rezultatit dhe nga dëshira për të festuar një triumf, që gjithashtu mbante nënshkrimin e tij.

Mënyra e vetme për të shpenguar zhgënjimin e finales pariziene, tri vite më herët, që kishte shënjuar thellësisht karakterin e tij introvert. Ferguson përpiqet ta hedhë Tevez në skenë, por rezultati mbetet i njëjtë. Është Barcelona më afër golit tjetër, që i mohohet Henry nga një dalje e guximshme e Van der Sar.

Fati, megjithatë, këtë herë është qartësisht në anën e Messit. Trekëndëshi i Xavi është një himn ndaj teknikës së pastër, shkëputja e argjentinasit është e domosdoshme, nëse marrim parasysh lartësinë e tij 170 cm dhe pabesueshmërinë e kundërshtarit të drejtpërdrejtë, Rio Ferdinand, i cili mbetet pa asnjë mundësi për të shmangur të keqen.

Koka nuk është me të vërtetë specialiteti i Messit, por në atë moment nuk ka rëndësi nga vjen goli. Gëzimi i tij është i dukshëm, përqafimi me Henry i papërmbajtshëm. Ronaldo, përkundrazi, ka fytyrën e humbjes dhe të atyre që e dinë se kanë dështuar në atë mbrëmje romake.

Goli i minutës së 78-të kurorëzon një nga epilogët më të këqij, që mund ta imagjinonte. Në anën tjetër është Messi, i cili, në bilbilin e fundit, shpërtheu në festë, qoftë edhe për të kompensuar finalen e vitit 2006, që e kishte lënë me një ndjenjë zbrazësie.

Me vajtjen te Real Madridi, Ronaldo do të fitonte edhe katër Champions të tjerë në pesë vite, duke e kapërcyer argjentinasin në llogaritjen totale. Sidoqoftë, ndeshja në Romë mbetet e vetmja, në të cilën të dy u takuan në finalen më të rëndësishme të të gjitha kompeticioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit