MENU
klinika

'Luftë e ftohtë' mes shteteve

Kush do ta prodhojë i pari vaksinën kundër COVID?!

14.05.2020 - 14:14

Ministrja franceze, Agnès Pannier-Runacher, ka thënë se për Francën do të ishte e papranueshme që gjiganti francez i ilaçeve, Sanofi, t’i japë prioritet tregut të Shteteve të Bashkuara nëse zhvillon vaksinën kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ajo i ka bërë këto komente pasi shefi i kompanisë Sanofi, Paul Hudson, ka thënë se “Qeveria amerikane ka të drejtë për të bërë porosinë më të madhe, sepse ka investuar në marrjen e rrezikut”.

Aktualisht, shumë laboratore janë të përfshira në kërkimet për gjetje të vaksinës për këtë virus, ndonëse këto të fundit marrin disa vjet për t’u krijuar. “Për neve, do të ishte e papranueshme që të ketë qasje të privilegjuara për ndonjë shtet, për arsye financiare”, ka thënë Pannier-Runacher për radion franceze, Sud.

Më herët gjatë këtij muaji, Bashkimi Evropian ka mbajtur një samit online, për të shtyrë përpara kërkimet rreth vaksinës dhe trajtimit të koronavirusit, andaj edhe janë ndarë rreth 8 miliardë dollarë nga 40 shtete dhe donatorë të ndryshëm. Mbretëria e Bashkuar ka qenë pjesë e samitit, por jo edhe Shtetet e Bashkuara, apo Rusia. Bashkimi Evropian ka insistuar të enjten se të gjitha shtetet duhet të kenë qasje të barabartë në vaksinë.

“Vaksina kundër koronavirusit duhet të jetë e mirë publike globale dhe qasja në të duhet të jetë e barabartë dhe universale”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecke./rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet

Gjermania rrit rrezikun ndaj Covid-19

“Pandemia mund të zgjasë dy vjet”