21.05.2020 - 15:39
INGREDIENTËT
- Kripë
- 1/2 petë lazanjash
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- 2 thelpi hudher
- 1 qepë të vogël
- 1/2 lugë çaji qimnon
- Salcë enchiladas
- Domate e konservuar
- 1/4 filxhan majdanoz
- 1 djathë pikant
- 2 kunguj jeshilë
- Gjizë
UDHËZIMET
- Ngroheni furrën në 180 gradë.
- Në një tenxhere të madhe me ujë të valuar të kripur, gatuani petat e lazanjës sipas udhëzimeve të paketimit.
- Kullojini dhe u shtoni pak vaj ulliri për të parandaluar fërkimin mes tyre.
- Ndërkohë, në një tenxhere të madhe mbi nxehtësinë mesatare, ngrohni 1 lugë çaji vaj ulliri.
- Shtoni hudhër, qepë, qimnon,kripë dhe përzijini 3 deri në 4 minuta.
- Shtoni salcën enchilada, domate, majdanoz, dhe përzijini deri sa të ngrohen.
- Në një tavë të madhe shtroni një shtresë të hollë salcë, një shtresë të vetme të pastave të lazanjave, një shtresë piperi, një shtresë kungulli të njomë dhe një shtresë gjizë.
- Përsëritini sërish shtresat, mbulojini me petë dhe piqini, 15 minuta, pastaj rrisni temperaturën në 200 gradë.
- Piqini për 20 minuta, pastaj garnizojini me majdanoz dhe shërbejeni.