MENU
klinika

"Receta e mamit"

Luleshtrydhet duhen shfrytëzuar për një tiramisu të mirë!

05.05.2020 - 14:22

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 200 gram biskota savojard
  • 400 ml pana ëmbëlsire
  • 250 gram mascarpone
  • 300 gram luleshtrydhe
  • 300 ml lëng portokalli
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 4 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Vanilje

UDHËZIMET

  1. Prisni luleshtrydhet e lara në copa të vogla, i kaloni në një enë, i shtoni lëngun e portokallit dhe 2 lugë gjelle sheqer. I lini në frigorifer për 30-40 minuta.
  2. Ndërkohë në një enë shtoni panën, vaniljen, sheqerin pluhur, mascarponen dhe i trazoni mirë. Merrni një tavë dhe vendosni një shtresë nga kremi që përgatitët.
  3. Lyeni biskotat me lëngun e luleshtrydheve dhe i radhisni njëra pas tjetrës në tepsi. Përsëri një shtresë me krem, shtoni ½ e masës së luleshtrydheve dhe përsëri një shtresë me biskota.
  4. E mbuloni tiramisunë me shtresën e fundit me krem dhe në fund vendosni disa feta nga luleshtrydhet e mbetura.
  5. E vendosni tiramisunë në frigorifer për të paktën 4 orë. Ju bëftë mirë!