MENU
klinika

"Receta e mamit"

Makarona me karkaleca dhe miell misri, super të shijshme

22.05.2020 - 14:30

INGREDIENTËT

  • 500 gr karkaleca të mëdhenj, të qëruar
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle hudhër, të grirë
  • 1 1/2 gota qumësht
  • 1 gotë djathë parmixhano
  • Kripë
  • Piper
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • Lëng nga 1/2 limom, përafërsisht. 1 lugë gjelle
  • Majdanoz, për garniturë
  • 1 pako makarona

UDHËZIMET

  1. Në fillim vendosni makaronat të zihen në ujë të valuar
  2. Ngrohni vajin në një tigan të madh.
  3. Shtoni hudhrat, karkalecat dhe qepën, derisa karkalecat të jenë gatuar afërsisht 3-4 minuta.
  4. Hiqni karkalecat dhe lërini në një tas të vogël mënjanë.
  5. Shtoni qumështin në tigan dhe ziejini duke e përzier herë pas here.
  6. Shtoni miellin e misrit, parmixhanon, kripë dhe piper dhe lërini të zihen derisa salca të trashet pak 2- 4min.
  7. Shtoni salcën dhe karkalecat tek makaronat dhe përzijini deri sa të kombinohen mirë të gjithë përbërësit.
  8. Para se t’i shërbeni hidhuni sipër majdanoz të grirë.