10.05.2020 - 11:51
INGREDIENTËT
- 500 gramë spinaq të grirë
- 2 vezë
- 5 gota ujë me djathë mozarela të grirë imët
- ½ filxhan caji me djathë parmigiano
- ½ lugë çaji me kripë
- ½ lugë kafe me piper të freskët
- 15 lugë gjelle me gjizë pa kripë
- 500 gramë makarona “Manicotti” ( makarona tub)
- 4 gota ujë me salcë domatesh
- 30 gramë krem djathi
UDHËZIMET
- Në një enë qelqi shtoni spinaqin e larë mirë dhe të prerë imët, djathin mozarella, gjizën, kremin e djathit, parmigianon, vezët, kripën, piperin dhe trazojini mirë.
- Merrni një enë qelqi dhe shtrojeni me salcën e freskët të domateve. Sipër do të vendosim makaronat tub, secila e mbushur me masën që përgatitëm më parë.
- I shtrojmë përsëri salcën e domateve, edhe nje shtresë tjetër makaronash të mbushura. Në fund i hedhim djath mozarella.
- E fusim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 45 minuta. Shijojeni!