MENU
klinika

"Receta e mamit"

Me oriz, mund të bëjmë edhe një byrek të shijshëm!

07.05.2020 - 08:10
Eksperiment? Deri diku. Që me orizin mund të bësh një byrek me shumë shije, është një fakt. Duhet ta provosh!
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 40 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 pako peta byreku
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 1 qepë të thatë
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • 150 gram djathë të bardhë
  • 100 gram djathë çedar
  • 3-4 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë ujë
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Vendosim një tigan te madh me vaj të ngrohet dhe kaurdisim fillimisht qepën e thatë të grirë imët.
  2. Shtojmë më pas qepët e njoma të grira imët. I spërkasim me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepët të ulin vëllimin dhe të zbuten.
  3. Shtojmë më pas majdanozin, koperin, orizin dhe gjysmë filxhani ujë. E trazojmë për disa minuta dhe në fund shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.
  4. Trazojmë vezët me qumështin dhe me pak ujë të ngrohtë. Vendosim tavën në tryezën e punës dhe vendosim 4 petë byreku ku secilën e kemi spërkatur me pak vaj.
  5. Në mes të 2 petëve kemi bërë dhe një spërkatje të lehtë me djathë çedar të grirë në rende.
  6. Pasi kemi shtruar 4 petët vendosim mbushjen me qepë dhe oriz. Mbi mbushje hedhim një garuzhde nga vezët e trazuara me qumështin.
  7. E spërkasim përsëri me pak djathë të verdhë mbushjen dhe më pas vendosim petët e tjera të cilat i kemi spërkatur me pak vaj dhe djathë të verdhë.
  8. E presim byrekun në racione dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.