MENU
klinika

"Receta e mamit"

Mollë të karamelizuara. Do t’ju shijojnë pa masë!

15.05.2020 - 15:41

Koha e përgatitjes: 3 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta per: 7 persona
Për këto mollë kaq të shijshme do ju duhen vetëm 3 përbërës!

INGREDIENTËT

7 mollë të vogla
3 lugë gjelle krem qumështi
425 gram krem karamel

UDHËZIMET

Lani mirë mollët dhe i fshini me një peshqir.

Tek secila mollë ngulni nga një shkop të hollë.

Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhine dhe e fusni në frigorifer.

Në një tas përzieni kremin karamel me kremin e qumështit. E fusni në mikrovalë për 2-3 minuta.

Masa duhet të dalë e lëngshme dhe e homogjenizuar.

Filloni e lyeni mollën në gjysmë me masën që përgatitët. Gjatë kësaj kohe nëse kremi karamel ngrin, përdorni mikrovalën për ta rikthyer në gjendjen fillestare.

I vendosni në tavë njëra pas tjetrës dhe i fusni në frigorifer.

Pas 30 minutash mollët janë gati për t’u shijuar.

Nëse doni mund t’i shtoni në sipërfaqe copëza biskotash apo çokollatash me ngjyrë.

Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!