MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pak oriz, kakao dhe gjalpë do t’ju japin një superëmbëlsirë!

11.05.2020 - 15:36

INGREDIENTËT

  • Gjalpë
  • Kakao e hidhur
  • çokollatë me qumësht
  • Qumësht
  • Fistikë
  • Oriz
  • Kripë
  • Sheqer

UDHËZIMET

  1. Vendosni qumështin në sobë në një tigan me fund të trashë.
  2. Sapo të valojë shtoni një majë luge kripë dhe orizin.
  3. Gatuajeni orizin për 15 minuta, duke e trazuar shpesh.
  4. Tani shtoni kakaon dhe sheqerin dhe gatuajeni edhe 5 minuta të tjera, duke i trazuar vazhdimisht.
  5. Në fund fikni sobën dhe shtoni çokollatën dhe gjalpin.
  6. Lëreni të ftohet, vendoseni në tas dhe sherbejeni me fistikë të copëtuar trashë.