04.05.2020 - 16:28
Receta per: 8 persona
INGREDIENTËT
- 8 patate me madhësi mesatare
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji kripë
- 3 thelpi hudhra
- 2 lugë çaji me spec të kuq pluhur
- 1 tufë majdanoz i freskët
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë së bashku me tavën ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
- Patatet i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.
- I shtroni tek tava dhe i spërkasni sipër me vaj ulliri dhe pak kripë.
- I piqni patatet për 30 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.
- Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hudhrën me specin e kuq pluhur dhe majdanozin.
- Pas 2 minutash e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni sipër patateve.
- I shijoni të ngrohta me pak limon sipër nëse dëshironi.