01.05.2020 - 14:34
Receta per: 6 persona
INGREDIENTËT
- 1 pako penne
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 350 gram karkaleca të qëruar
- 3 thelpi hudhra
- ½ filxhan me verë të bardhë
- 4 lugë gjelle krem djathi
- 1 tufë me spinaq
- ½ filxhan me djathë gorgonzola
- ½ filxhan me arra
- Borzilok i freskët
- ¼ lugë çaji me kripë
UDHËZIMET
- Gatuani pastat sipas instruksioneve në paketim.
- Ndërkohë në një tigan me vaj, skuqni karkalecat me hudhrat. I lini jo më shumë se 10 minuta. Mos harroni t’i shtoni verën e bardhë.
- Kulloni pennet duke ruajtur 1 gotë nga uji i zierjes së tyre.
- Shtoni pennet tek tigani. Shtoni spinaqin, kremin e djathit, djathin gorgonzola, pak borzilok, kripë.
- I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe i lini të gatuhen. Shtoni pak nga uji i pastave për të arritur konsistencën që dëshironi.
- Pas gati 5 minutash e fikni zjarrin. I shërbeni pastat e ngrohta duke i shtuar sipër arrat e grira. Ju bëftë mirë!