MENU
klinika

"Receta e mamit"

Penne me karkaleca dhe djathë gorgonzola

03.05.2020 - 12:15
  • Persona: 6
  • Koha e përgatitjes: 10 minuta
  • Koha e gatimit: 20 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 pako penne
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 350 gram karkaleca të qëruar
  • 3 thelpi hudhra
  • ½ filxhan me verë të bardhë
  • 4 lugë gjelle krem djathi
  • 1 tufë me spinaq
  • ½ filxhan me djathë gorgonzola
  • ½ filxhan me arra
  • Borzilok i freskët
  • ¼ lugë çaji me kripë

UDHËZIMET

  1. Gatuani pastat sipas instruksioneve në paketim.
  2. Ndërkohë në një tigan me vaj, skuqni karkalecat me hudhrat. I lini jo më shumë se 10 minuta. Mos harroni t’i shtoni verën e bardhë.
  3. Kulloni pennet duke ruajtur 1 gotë nga uji i zierjes së tyre.
  4. Shtoni pennet tek tigani. Shtoni spinaqin, kremin e djathit, djathin gorgonzola, pak borzilok, kripë.
  5. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe i lini të gatuhen. Shtoni pak nga uji i pastave për të arritur konsistencën që dëshironi.
  6. Pas gati 5 minutash e fikni zjarrin. I shërbeni pastat e ngrohta duke i shtuar sipër arrat e grira. Ju bëftë mirë!