MENU
klinika

"Receta e mamit"

Për 20 minuta është gati: Kek i ftohtë me fruta

13.05.2020 - 15:24

INGREDIENTËT

  • 350 gr çokollatë e zezë
  • 3 lugë qumësht
  • 150 gr biskota me gjalpë
  • 120 gr gjalpë i ftohtë nga frigoriferi
  • 120 gr sheqer pluhur
  • 1 bustinë vanilje
  • Mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës

UDHËZIMET

  1. Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në nxehtësi mesatare duke e përzier vazhdimisht me lugë druri.
  2. E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.
  3. Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën.
  4. Në tavën me letër furre ose plastmasë kuzhine hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem.
  5. E mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit.
  6. E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer.
  7. E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se ta shërbejmë.