MENU
klinika

"Receta e mamit"

Për mëngjes: Tavë me vezë dhe salsiçe

02.05.2020 - 09:21

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta per: 6 persona

INGREDIENTËT

  • 6 salsiçe
  • 6 vezë të mëdha
  • 2 gota qumësht
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 6 feta bukë të bardhë
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët

UDHËZIMET

  1. Në një tas të madh rrihni vezët, shtoni qumështin, kripën dhe mustardën
  2. Shtoni brenda bukën e prerë në kubik të vegjël, djathin salsiçet e prera në copa të vogla.
  3. Masën e shtoni në tavë dhe e lini në frigorifer për 8 orë gjatë natës.
  4. E hiqni nga frigoriferi 30 minuta para se ta piqni.
  5. E fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë. I shtoni sipër djathin.
  6. Shijojeni të ngrohtë!