07.05.2020 - 08:00
Të ushqyeshme, të shëndetshme, qoftet me brokoli janë një zgjedhje e zgjuar për një antipastë të plotë dhe ekonomike. Shoqërohen me një pure patatesh ose sallatë mikse dhe janë perfekte për ata që ndjekin një dietë vegjetariane. Brokoli-t janë të pasura me substanca ushqyese të shëndetshme dhe janë gjithmonë një zgjedhje e mençur në tryezë.
Përbërësit:
- 2 brokoli
- 1 thelpi hudhre
- Një garuzhde brodo
- 2 feta bukë
- 2 vezë
- 1 dorë djathë i grirë
- Arrë moskat
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
Udhëzimet
- Prisni brokolin në copa dhe kalojeni në tigan me pak hudhër e vaj ulliri për 5 minuta, më pas hiqni hudhrën dhe shtoni brodon. Ziejeni në zjarr të ulët për 10 minuta derisa brodoja të përthithet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të vaket.
- Lagni bukën dhe thërrmojeni me gishta. Në një tas, shtoni brokoli-t e gatuara, vezën, djathin, gjysmën e bukës, kripën, piperin dhe arrën moskat të grirë. Përziejini dhe sapo përbërja të rezultojë homogjene formoni toptha në formë qoftesh.
- Kalojini qoftet në vezën e rrahur dhe më pas në gjysmën e mbetur të bukës.