MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qofte patatesh me kërpudha

06.05.2020 - 14:53

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 1 kg patate
  • 50 gramë miell
  • 200 gramë kërpudha
  • 4 thelpinj hudhra
  • Kopër
  • Kripë

UDHËZIMET

  1. Qëroni patatet dhe lërini të ziejnë sa të zbuten.
  2. Më pas vendosini në një tas dhe shtypini. Prisni në copa të vogla kërpudhat dhe shtojini te patatet.
  3. Më pas shtoni hudhrën e grirë hollë, koprën, kripën, piperin dhe dalëngadalë edhe miellin.
  4. Përziejini të gjitha bashkë derisa të formoni “brumin” e qofteve.
  5. Më pas ndajini në topa të vegjël dhe skuqini.
  6. Qoftet janë gati. Ju bëfshin mirë.