MENU
klinika

"Receta e mamit"

Receta bazë për qoftet e peshkut

08.05.2020 - 16:41

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 300 gr gjuhëz e pastruar
  • 2 karota
  • 1 finokë
  • 1 presh, vetëm pjesa e bardhë
  • 2 patate
  • Pak lulelakër
  • 1 vezë
  • Disa lugë miell
  • Disa lugë galetë (peksimadhe)
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Pak kripë

UDHËZIMET

  1. Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziejë së bashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mund edhe t’i piqni në furrë ose t’i zieni në avull.
  2. Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure.
  3. Formoni me duar qofte të vogla të cilat do t’i lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me galetë.
  4. Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante.
  5. Hiqini dhe më pas u përthani vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma pak kripë sipër.
  6. Qoftet e peshkut janë gati. Shijojini!